
Deri më tani në Kosovë, Komuna e Ferizajt rezulton si më e prekura nga koronavirusi. Në këtë komunë mbrëmë janë shënuar edhe 9 raste të reja me virusin COVID-19, teksa numri i të prekurve ka shkuar në 90, raporton “Front Online”.
Në ndërkohë mbrëmë në Kosovë janë diagnostikuar edhe 51 raste me koronavirus. Raste pozitive rezultojnë gjithsej 561, të shëruar 102 persona si dhe janë shënuar me 12 raste të vdekjes. /Front Online