Koreja e Veriut po përgatit një fushatë masive propagande dhe thotë se do të dërgojë në Korenë e Jugut fletushka për të denoncuar dezertorët dhe mediat e Jugut. Ky është veprimi i fundit hakmarrës i Penianit, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve janë rritur.
Verikoreanët e zemëruar “po përgatiten për një fushatë masive shpërndarjeje të fletushkave propagandistike në Jug,” njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
“Çdo veprim armiqësor kërkon kundërpërgjigje dhe vetëm kur ta përjetojnë vetë dhimbjen mund të na kuptojnë,” shton mesazhi i agjencisë.
Prej ditësh Koreja e Veriut ka akuzuar dezertorët për shpërndarjen e materialeve propagandistike përgjatë vijës kufitare dhe ka kërcënuar me përgjigje ushtarake.
Të martën e kaluar, Peniani, hodhi në erë zyrën ndërkoreane të bashkëppunimit.
Ministria jugkoreane e Bashkimit, që përgjigjet ndër të tjera edhe për dialogun me Veriut e dënoi fushatën e Penianit dhe bëri thirrje për anulimin e saj, ndërsa më herët ministri dha dorëheqjen.
Kërcënimet e Koresë së Veriut, nxitën një grup dezertorësh që të anulonin planin e tyre të dërgimit të qindra e mijëra shisheve të mbushura me oriz, barna dhe maska. Zakonisht ky veprim kryhet duke i hedhur shishet në det në mënyrë që ato të merren nga qytetarët e izoluar në Korenë e Veriut.
Për shkak të izolimit dhe mungesës së informacionit për gjendjen e përhapjes së koroanvirusit në Korenë e Veriut, ka shqetësime se numri i të infektuarve dhe i viktimave është i lartë, por të dhënat nuk raportohen.

Të tjera
-
23:58 | 18 Shkurt 2021
-
23:45 | 18 Shkurt 2021
-
23:36 | 18 Shkurt 2021
-
23:35 | 18 Shkurt 2021
-
23:26 | 18 Shkurt 2021
-
23:24 | 18 Shkurt 2021
-
23:08 | 18 Shkurt 2021
-
23:00 | 18 Shkurt 2021
-
22:54 | 18 Shkurt 2021
-
22:49 | 18 Shkurt 2021
-
22:49 | 18 Shkurt 2021
-
22:43 | 18 Shkurt 2021