×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto ministri pritet t’i marrë Nisma e Fatmir Limajt në koalicionin me LDK-në

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Pas zyrtarizmit të koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, sipas burimeve të “Front Online”, partia e Fatmir Limajt Nisma, pritet t’i ketë dy ministri. Atë të Tregtisë si dhe Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.

    Siç bëjnë të ditura burimet e “Front Online”, edhe Fatmir Limaj pritet të jetë zëvendëskryeministër në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja në krye me Avdullah Hotin.

    Ndërkaq, nga LDK-ja, zëvendëskryeministre do të jetë ministrja në detyrë Hykmete Bajrami, ministër i Bujqësisë pritet të emërohet deputeti nga Peja, Armend Zemaj. Ministër I Infrastrukturës, deputeti Arban Abrashi, Ministër I Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministër i Shëndetësisë infektologu Valbon Krasniqi, Vlora Dumoshi do të vazhdojë të udhëheq me ministrinë e Kulturës,  si dhe Anton Quni do të mbesë ministër I Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

    Ndërkohë, sot në ora 13:00 pritet të takohen kandidati për kryeministër I LDK-së, Avdullah Hoti bashkë me kreun e Nisma-s, Fatmir Limajn.

    Ndërkaq, gjatë dy ditëve të fundit janë zyrtarizuar koalicioni ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe.

    Sipas marrëveshjes, zëvendëskryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri. Kurse ministritë që do të udhëhiqen nga AAK janë: Ministria e Punëve të Jashtme me ministren e propozuar Meliza Haradinaj-Stublla, Ministria e Drejtësisë me ministrin e propozuar Selim Selimi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me në krye Blerim Kuqin dhe Ministria e Arsimit me ministrin e propozuar, Ramë Likaj  /FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.