×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë vendimet e komunës së Gjakovës për mbrojtje nga virusi

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Komuna e Gjakovës ka marrë disa vendime për mbrojtjen e shëndetit publik.

    Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës me qëllim të parandalimit të Covid-19, kryetari i komunës, Ardian Gjini, mori vendim për reduktimin e stafit të punëtorëve të administratës. Ata që do të qëndrojnë në shtëpi, do të kryejnë detyrat online nga shtëpia.

    Gjithashtu, ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palë e interesuara. Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që të ju kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara po ashtu online.

    Shërbimi i tatimit në pronë dhe ofiqarisë do të jetë i hapur për qytetarë, me staf të reduktuar. Ndërkaq, qytetarët që hyjnë brenda objektit të komunës obligohen të jenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse.

    Komuna thotë se Inspektorati bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrollë rigoroze lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha institucionet publike dhe private.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.