
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka njoftuar për katër raste të reja me koronavirus. Kështu numri total i tyre tashmë ka shkuar në 860.
Këto katër raste vijnë nga komuna e Prizrenit, Rahoveci dhe Leposaviqi.
Dy raste janë nga Prizreni, një në Rahovec dhe një në Leposaviq.
“Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër (4) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq”, njofton IKSHPK-ja.