×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë 28 masat e reja kundër COVID-19 që mori sot qeveria

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës sot ka marrë një sër masash kundër përhapjes së koronavirusit.

    Në mbledhjen e mbajtur sot është marrë vendim që të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona në vendet e hapura dhe të mbyllura.

    Po ashtu, vënia e maskës do të jetë obligative.

    Më poshtë gjeni 28 masat e ndërmarra sot nga Qeveria e Kosovës:

    Më qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë se Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:

    1.Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia (online), përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.

    Të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha Institucionet publike, dhe biznese private ku ka raste pozitive.

    Për personat me të cilën ka pasur kontakt personi tashme i konfirmuar me Covid -19 pozitiv, zbatohen protokollet në fuqi.

    Kontaktet duhet të vet-izolohen për 14 ditë në shtëpi, dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.

    Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësore nëse shfaqin ndonjë simptomë (ethe, temperature, kollitje, vështirësi ne frymëmarrje ose diarre).

    Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre, mbikëqyren nga shtabet Komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF dhe organet e rendit.

    Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK.

    Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa ne raste te mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.

    Punëtoret shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacienteve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

    Bartja e maskave të jetë obligative.

    Institucionet që ofrojnë shërbime përmes sporteleve, janë të obliguara, si punonjës ashtu edhe palët të mbaje maske, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhe me mundësi të pritjes në hapësirat e jashtme sipas Manualit për luftimin e Covid-19.

    Kontroll rigoroze e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.

    Bartja e obliguar e maskës në transportin publik, taksive si të punonjësit ashtu edhe të udhëtarëve, të respektohet distanca prej 2 metra, ajrosja natyrale ( hapja e dritareve) dhe dezinfektimi i automjeteve se paku dy herë gjatë ditës.

    Ndërpriten aktivitetet në sektorin e identifikuar të Institucioneve përkatëse te listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.

    Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit ( zyrtaret policorë)

    Ndalim i vizitave te familjarëve te pacientëve në institucionet shëndetësore ( lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës).

    Reduktimi i operacioneve efektive ne institucionet shëndetësore.

    Bartja e obligueshme e pajisjeve personale mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucioneve.

    Kontroll rigoroz e inspektoratit shëndetësor në institucionet shëndetësore.

    Ndalohet grumbullimet në hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

    Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës prej 2m dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur (zyra, qendrat tregtare, sportele) dhe te hapura ( gastronomia në tërësi)

    Në veçanti veprimtarit tregtare ( makete, furra e bukës , barnatoret etj.) dhe gastronomia janë të obliguara të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.

    Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

    Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.

    Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së do përcjellin gjendjen dhe nëse rendohet situata, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

    Komunat të aktivizojnë plotësisht shtabet lokale.

    Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndalimi i TikTokut është, siç u...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.