×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këto dy vende vendosin sanksione ndaj Lukashenkos

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Britania dhe Kanadaja kanë vendosur sanksione ndaj Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, djalit të tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vendit dhe aktet e dhunës ndaj protestuesve.

    Janë sanksionet e para nga ana e fuqive të mëdha perëndimore kundër zyrtarëve të qeverisë Bjelloruse, në bazë të të cilave atyre u ndalohet menjëherë udhëtimit dhe u ngrihen pronat.

    Masat shtypëse që zoti Lukashenko ndërmori pas zgjedhjeve, rezultuan në arrestimin e më shumë se 12,000 njerëzve që morën pjesë në demonstrata masive që shpërthyen pasi ai pretendoi fitoren, ndërsa kundërshtarët thonë se kishte pasur vjedhje votash. Presidenti Lukashenko ka mohuar që zgjedhjet të jenë manipuluar.

    “Sot Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë dërguar një mesazh të qartë duke vendosur sanksione kundër regjimit të dhunshëm dhe mashtrues të Aleksandër Lukashenkos,” tha në një deklaratë Sekretari i Jashtëm Britanik Dominic Raab.

    “Ne nuk i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve,” vazhdon deklarata. “Ne do të vënë para përgjegjësisë ata që janë përgjegjës për banditërinë kundër popullit Bjellorus dhe do të ngremë zërin për vlerat tona të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.”

    Ministri Federal i Punëve të Jashtme Kanadeze Francois-Philippe Champagne tha, “Kanadaja nuk do të qëndrojë në heshtje ndërsa qeveria e Bjellorusisë vazhdon të kryejë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe nuk tregon asnjë shenjë të përkushtimit të vërtetë për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave me grupet e opozitës.”

    Ndërsa në Bjellorusi vazhdojnë protestat kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, udhëheqësja e opozitës bjelloruse Svitlana Tsikhanouskaya, u takua sot në Lituani me Presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas zonjës Tsikhanouskaya, presidenti francez premtoi ndihmë për zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi dhe lirimin e të burgosurve politikë.

    Ndërkohë udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi, Svitlana Tsikhanouskaya thotë se Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi gjatë takimit se do të ndihmojë fillimin e bisedimeve me autoritetet bjelloruse dhe lirimin e të burgosurve politikë.

    “Ai premtoi se do të bëj gjithçka që është e mundur që të ndihmojë me negociatatat, gjatë krizës politike në vendin tonë. Ai shtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur të ndihmojë për lirimin e të burgosurve politikë”, tha udhëheqësja e opozitës bjelloruse pas takimit me zotin Macron.

    Presidenti Macron e takoi zonjën Tsikhanouskaya në Vilnus të Lituanisë, në ditën e dytë të vizitës së tij në vendet baltike.

    Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi u largua drejt Lituanisë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, rezultati i të cilave është kontestuar ndërsa zoti Lukasheno thotë se i fitoi me 80 për qind të votave.

    Përpara takimit me zonjën Tsikhanouskaya, presidenti Macron ripohoi qëndrimin e Francës që nuk e njeh zotin Lukashenko si president të zgjedhur dhe se bisedimet janë rruga e vetme e një tranzicioni paqësor.

    Takimi Tsikhanouskaya-Macron vjen pas fundjavës së shtatë radhazi ku dhjetëra mijëra njerëz mblidhen në rrugë për të demonstruar kundër Presidentit Lukashenko i cili ndodhet në pushtet prej 26 vitesh.

    Në demonstratën e fundit raportohet për 500 arrestime të reja. Autoritetet në Bjellorusi nuk po japin shenja zmbrapsjeje.

    Pak ditë më parë ministri i jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, tha se ndërhyrjet e qeverive të huaja në punët e brendshme, sanksionet dhe masat tjera do të japin efekte të kundërta dhedo të shkojnë në dëm të të gjithëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent, po viziton të mërkurën Kievin për të diskutuar një marrëveshje kritike lidhur me mineralet. Vizita vjen...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë shenja se ditët e Zelenskyt si president i Ukrainës mund të...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Santorini, një nga ishujt më të vizituar të Greqisë, është duke përjetuar një situatë të pasigurt për shkak të tronditjeve të vazhdueshme...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Zhur. Sipas pamjeve të publikuar nga televizioni Besa, shihet se në këtë aksident janë...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Martin Vulaj, drejtori i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, i ka kërkuar Kosovës të zgjohet shpejt. Komenti i tij vjen duke iu referuar...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat:...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka apeluar publikisht te kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, për lirimin dhe...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë GJKKO ka zbutur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.