×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë zyrtarët nga Kosova e Serbia që do udhëtojnë në Bruksel

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Delegacioni serb do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e BE-së dhe institucioneve të Kosovës, në dy ditët e ardhshme.

    Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

    Ai tha se çështja e njohjes së ndërsjellë nuk do të jetë në rendin e ditës, por do të jenë bashkëpunimi ekonomik, çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve dhe angazhimet e bëra nga pala e Prishtinës në Marrëveshjen e Brukselit.

    “Ne do të flasim kryesisht për bashkëpunimin ekonomik, si të kthehemi në tregun tonë në Kosovë, ku mallrat serbe janë dëbuar për më shumë se 20 muaj”, tha Gjuriq për Tv Pink, transmeton Klan Kosova.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj bashkë me kryesuesin e delegacionit kosovar në grupin punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në takimin e radhës të dialogut me Serbinë në Bruksel.

    Klan Kosova mëson ekskluzivisht se ata do të nisen sot për Bruksel derisa takimi do të mbahet nesër që temë diskutimi ka bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur në nivelin teknik. Po ashtu, ata do të diskutojnë edhe për çështjet e tjera që u folën nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

    Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e këtij takimi të jetë edhe Skender Hyseni që u emërua koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.