
Kreu i qeverisë Edi Rama ka lajmëruar se javën e ardhshme do të bëhet e mundur hapja e bllokut të dytë të bizneseve, që më parë ai i ka klasifikuar si biznese me risk të mesëm për përhapjen e koronavirusit.
Bie në sy që ndër bizneset që pritet të hapen në fund të muajit prill, do të jenë dhe bizneset që shesi rroba apo këpucë në pakicë.
Kreu i qeverisë deklaroi se lista e biznesve që do të hapen, do të publikohet këtë të hënë në e-Albania dhe se të gjitha bizneset që do të mund të punojnë, duhet medoemos të respektojnë rregullat e nevojshme për distancimin, higjinenën etj.
Rama: Të hënën më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi.
Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative. Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregull. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka kodin e vet përkatës.
27.589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitë me një person brenda në diagonal