×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ja kur pritet ta heqë Zvicra- Kosovën nga lista e karantinës

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Kanë kaluar më shumë se dy muaj qëkur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit ka vendosur listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.

    Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infeksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë.

    Duke qenë në korrent me zhvillimet në ato shtete, Zyra Federale e Shëndetit publik (Bag) bën riaktualizimin ose përditësimin e listës. Dhe, në varësi nga këto zhvillime, ajo ka hequr ose ka vendosur shtetet përkatëse në listën e karantinës.

    Që nga fillimi, në këtë listë qenë vendosur Kosova, Maqedonia, Serbia etj.

    Në këtë listë, deri para një muaji, nuk ndodhej Shqipëria.

    Ndërsa po atë ditë që u vendos edhe Shqipëria, listës së karantinës iu hoq Serbia.

    Të gjitha këto lëvizje janë bërë sigurisht, në përputhje me rritjen, gjegjësisht uljen e rrezikut nga infektimet në vendet përkatëse.

    Por, gjatë disa javëve të fundit në Kosovë raportohet një zhvillim i kënaqshëm.

    Madje, duke shikuar edhe vetë listën e BAG mund të shihet se atje në dy javët e fundit vlera e infeksioneve në 100 mijë banorë ka rënë ndjeshëm:

    Ajo nuk është më as 60, që do të mjaftonte për heqje nga lista e famshme e Zvicrës por, 52 raste në 100 mijë banorë.

    Si rrjedhim, do të ishte e pritshme që BAG të nxjerrë Kosovën nga lista e karantinës.

    Ajo duhej të hiqej madje qysh në fund të javës së kaluar… Deri tash, BAG ende nuk është bërë i gjallë në këtë drejtim.

    Ndërkohë, sa për rikujtim, janë një numër shtetesh dhe regjionesh, të cilat, edhe pse kanë kaluar numrat (60 raste në 100 mijë banorë), nuk janë futur në listën e karantinës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.