×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili, PDK: Demonstrimi i sotëm i forcës në zyrat e OVL-UÇK i panevojshëm, Kosova është shembulli i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar ndaj zhvillimeve të ditës së sotme të arrestimeve dhe bastisjeve në zyrat e OVL të UÇK-së.

    Ai ka thënë se këto pamje e rikthejnë një kohë të padëshiruar të së kaluarës dhe është simbol i represionit.

    Kjo është deklarata e plotë e Uran Ismailit:

    Asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka luftuar për emrin e tij, por vetëm në emër të idesë së lirisë. Sot, ata po privohen nga liria në mënyrë absurde.

    Pamjet e sotme të arrestimeve dhe bastisjeve në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për fat të keq, kthejnë prapa kujtesën e kohëve më të padëshiruara.

    Vrazhdësia e shfaqjes së njësive të armatosura është simbol i represionit. E në Kosovë, represioni ringjall vuajtjen dhe traumën e rëndë të së kaluarës që ka përjetuar populli i Kosovës, secila familje, secili qytetar.

    Demonstrimi i sotëm ka qenë tërësisht i panevojshëm.

    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pastër dhe luftë mbrojtëse.

    Secili pjesëtar i UÇK-së, që është ftuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, për 21 vjet, është përgjigjur me korrektësinë absolute. Kjo gatishmëri ekziston edhe sot.

    Nuk ka nevojë për demonstrim të forcës. Nuk ka nevojë të provokohet nga askush dhe për asnjë qëllim kjo traditë e bashkëpunimit, e cila duhet të mbetet gjithnjë e tillë. Kosova ka qenë dhe mbetet shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, dhe ky është një fakt i njohur botërisht.

    Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet ta njoftojnë opinionin publik për këto zhvillime shqetësuese. Qytetarët kanë nevojë për qartësi.

    Pasiguria e krijuar te qytetarët nga skenat e sotme është evidente. Por, në këtë kohë të sfidave të mëdha, qetësia është e domosdoshme për vendin tonë, Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë, po presin deri në 1 orë për të dalë nga Dheu i Bardhë. Sipas të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet. Macron tha në një postim se do ta formalizojë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, u transmetua një intervistë ultra ekskluzive të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga Haga, ai...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Thaçi...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga është shprehur lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht. Sipas Thaçit,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri me datën 26...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.