
Ish-ushtari i UÇK-së nga Malisheva, Faik Zogaj i ka reaguar ashpër këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili tha se disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë.
Me anë të një postimi në Facebook, Zogaj e ka quajtur “gjakprishur” Gashin, duke i bërë thirrje Kurtit që ta shkarkojë atë.
Ai ka paralajmëruar se ish-ushtarët e tjerë të UÇK-së do të reagojnë edhe më ashpër për këto deklarata të Gashit.
Postimi i plotë:
Albin Kurti nëse ke gjak shqiptari, 24 orë nuk e len më keshilltar Shkelzen Gashin. Ky person është anti shqiptar, anti kombëtar dhe fyen vlerat e luftës, për të cilat dhamë gjak, dhamë familjarë e bashkëluftëtarë. E ky gjakprishur sot në media del e thotë se UÇK ka bërë krime, e kjo është e papranueshme. Ne reagojmë edhe ndryshe por mos të neglizhojmë institucionet e vendit për të cilat luftuam për t’i ndërtuar, dhe assesi nuk lejojmë që kujtdo që t’i teket, të luaj me gjakun e deshmorit, invalidit e të veteranëve. RROFTË UÇK.