×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologia kosovare apel kosovarëve: Keni durim, kanë mbetur vetëm edhe pak ditë të cilat janë vendimtare

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Infektologia, Vera Berisha Ndrejaj ka lutur qytetarët e Republikës së Kosovës, që edhe për pak ditë të kenë durim e të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për shkak se ditët në vijim sipas saj mund të jenë vendimtare.

    Berisha-Ndrejaj ka thënë se qytetarët nuk duhet të tërhiqen tani, pasi është piku i pandemisë.

    “Mendoj se jemi në pikun kulminat. Por, ne nuk duhet tash të tërhiqemi. Ne jo se jo, por edhe qytetarët e nderuar të vazhdojnë edhe për pak ditë, t’ju përmbahen rregullave, rekomandimeve tona, të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe të të gjithë atyre që prej fillimit kanë dhënë këshilla gjithmonë për të mirën e qytetarëve. Prandaj, kanë mbet besoj edhe pak ditë, unë e di se qytetarët janë lodhur brenda, sigurisht njerëzit kanë nevojë edhe për punë, por të kenë durimin edhe pak ditë sepse këto ditë mund të jenë vendimtare, prandaj shpresoj dhe besoj se kanë mbetur vetëm edhe pak ditë”, tha Berisha-Ndrejaj, përcjell Telegrafi.

    Po ashtu ajo foli edhe për gjendjen e 53 pacienteve të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku tha se 13 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

    “Me COVID-19 pozitiv i kemi në Klinikën Infektive gjithsej 53 pacientë, që janë të shpërndarë në katër reparte, ndërsa njëri në gjendje të rëndë, është në mjekim intensiv. Prej tyre, 12 pacientë që janë në reparte, po ashtu janë në gjendje të rëndë dhe monitorim të vazhdueshëm, por me parametra klinik më stabil, janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”, tha Berisha Ndrejaj.

    Ajo tha po ashtu se pacientët shtrirë përveç për mjekim sa i përket infeksionit, kanë nevojë edhe për më shumë biseda me mjekët.

    “Pacientët të cilët janë të prekur me COVID-19, dhe janë brenda në klinikë, përveç trajtimit që marrin, kanë nevojë edhe për një trajtim psikologjik, gjithmonë kanë nevojë të bisedojnë, edhe pse ne e kemi bukur të vështirë, sepse jemi të mbështjell. Por, shumica kanë nevojë të bisedojmë me ta”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Vip03 Mars 2026
    Pak ditë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona ka shkuar tek varrezat, vendi ku prehen nëna dhe motra e...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9,...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Libanit, Beirut, ka njoftuar se “do të jetë e mbyllur deri në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    ryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.