Nga Zyra e ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare të Donald Trump nuk kanë dashur që t’i komentojnë deklarimet e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se ideja për korrigjimin e kufijve nuk ishte politikë e Trumpit por e John Boltonit.
“Jo, s’kemi koment”, ka thënë Sarah Tinsley nga zyra e Bolton.
Richard Grenell ditë më parë në një intervistë për Fox News kishte thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk kishte qenë politikë e presidentit Trump dhe se tashmë po i duhet të luftojë të gjitha thashethemet rreth një gjëje të tillë, raporton Kosovo Online.
“Gjatë gjithë kohës unë duhet të luftojë thashethemet për shkëmbimin e territoreve, gjë që nuk është aspak politikë e Trump, një gjë e tillë u dëgjua nga Bolton”, kishte deklaruar Grenell.
Aktualisht raportet mes John Bolton dhe Donald Trump nuk janë fare të mira, pas paralajmërimeve të Bolton për publikimin e librit, të cilin Trump tentoi ta bllokojë për të mos dalë në treg.

Të tjera
-
19:50 | 31 Janar 2023
-
19:41 | 31 Janar 2023
-
19:32 | 31 Janar 2023
-
19:31 | 31 Janar 2023
-
19:11 | 31 Janar 2023
-
18:44 | 31 Janar 2023
-
18:41 | 31 Janar 2023
-
18:39 | 31 Janar 2023
-
18:37 | 31 Janar 2023
-
18:21 | 31 Janar 2023
-
18:19 | 31 Janar 2023
-
18:16 | 31 Janar 2023