×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hungaria ndalon hyrjen për ata që vijnë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Hungaria ka vendosur masa të reja kufizuese, përfshirë ndalimin e hyrjes për të huajt nga disa shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilat i ka futur në listën e kuqe me rrezikshmëri të lartë nga përhapja e virusit.

    Duke filluar nga dita e mërkurë, hungarezët që kthehen nga vendet e listës së verdhë dhe listës së kuqe do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, edhe nëse nuk janë të infektuar. I vetmi përjashtim do të bëhet për ata që dalin dy herë negativë në testin për koronavirus gjatë pesë ditëve të kaluara.

    Të huajt që vijnë nga shtetet e vendosura në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, nuk do të kenë të drejtë fare të hyjnë në territorin e Hungarisë, ndërsa të huajt që vijnë nga vendet e listës së verdhe do të përballen me të njëjtat kushte si hungarezët, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Ndërkohë Serbia, Bullgaria, Rumania, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Britania e Madhe janë vendosur në listën e verdhë, ndërsa udhëtimi nga Kroacia, që është destinacion i popullarizuar për pushime për hungarezët, tash për tash do të mund të zhvillohet pa kufizime. Lista do të përditësohet rregullisht.

    Sidoqoftë, nga këto kufizime do të jenë të përjashtuar personat që udhëtojnë transit, ata që transportojnë mallra dhe ata që udhëtojnë për qëllime biznesi. Megjithatë, autoritetet mund të kryejnë kontrolle shëndetësore edhe te këta persona.

    Hungaria deri më tani i ka regjistruar 4,234 persona të infektuar me Covid-19 dhe 595 viktima.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.