×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoxhaj: Ndjej keqardhje për kryeministrin Hoti, po shkon në dialog pa strategji

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për takimin e tij në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se po ndjen keqardhje për kryeministrin Hoti.

    “Nuk pata përshtypje që dëgjuam diçka të re nga ai takim. Vullneti i kryeministrit dhe qeverisë që të na informoi neve se çfarë po ndodh në Bruksel është jetike
    Si deputet i opozitës dhe si një njeri që ka qenë gjatë në këtë proces, ma shumë po ndjej keqardhje sesa me pas motiv të brendshëm të ushtrimit të një kritike të mirëfilltë”, ka thënë Hoxhaj.

    Hoxhaj ka folur edhe për emërimin e koordinatorit shtetëror për dialog, Skender Hyseni, duke thënë se është përzgjedhje e mirë pasi që sipas tij, Hyseni është i mbi kualifikuar.

    Hoxhaj tutje ka thënë se është shqetësuese mos koordinimi i partnerëve të koalicionit për përzgjedhjen e koordinatorit.

    “Nëse partnerët e koalicionit nuk mund të koordinohen për ta zgjedh koordinatorin, dhe koordinatori shkon e përfaqëson Kosovën në raport me Serbinë imagjinoni peshën e koordinatorit.
    Kemi hy në një proces ku më i rëndësishëm është rruga që e bëjmë sesa qëllimi”, tha Hoxhaj.

    Hoxhaj shtoi se kryeministri Hoti po shkon në dialog pa strategji, dhe kjo nuk është e mirë.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2623184581282143/?eid=ARBaRk9nRax1ebt8G–85smiwI7aLsZ7qiv8upcIVM4jOAEfp23HkK7_lXgrn0M1wgAmBBQ7j67P79tC

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.