×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti-Tërnava kërkojnë respektimin e masave antiCOVID-19 për Kurban-Bajram

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në prag të festës së Kurban-Bajramit, ka vizituar sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës myftiun Naim Tërnava, pas vendimit të këtij të fundit që nesër të mos falet namazi për festën e Kurban Bajramit për shkak të gjendjes me koronavirus.

    Në një konferencë për media, kryeministri Hoti ka falënderuar myftiun Tërnava për vendimin rreth pezullimit të faljes së namazit në xhamitë e Kosovës me rastin e Kurban-Bajramit dhe riteve fetare për dhjetë ditë, si pjesë e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

    Ai me këtë rast ka uruar që sa më shpejt të tejkalohet gjendja e krijuar dhe kthimin në normalitet.

    Hoti: Nesër do të bëjmë lutjet nëpër shtëpitë tona

    “E falënderojmë në veçanti për mesazhin e qartë për të gjithë besimtarët që për këtë festë të madhe ta respektojnë vendimet e qeverisë dhe kërkesën e Bashkësisë Islame, sepse vetëm duke i bashkërenditur aktivitetet tona ne mund të kemi sukses në veprimet tona për pandeminë. Ne po bëjmë të pamundurën që të ofrojmë shërbimet për qytetarët që kanë nevojë… Ne jemi në limitet e kapaciteteve tona shëndetësore dhe e vetmja mënyrë për tejkaluar këtë situatë është ndjekja e udhëzimet e IKSHPK-së… Nesër do të bëjmë lutjet tona nëpër shtëpitë tona duke uruar që se sa më shpejt të tejkalojmë këtë situatë dhe të kthehemi në ceremonitë dhe lutjet tona të zakonshme”, tha Hoti.

    Ndërsa, myftiu Tërnava tha se me kryeministrin Hoti kanë biseduar për gjendjen aktuale që ka të bëjë me virusin COVID-19 dhe mundësinë e thellimit bashkëpunimin ndërinstitucional.

    Ai me këtë rast u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe në veçanti besimtarëve myslimanë që festën e Kurban-Bajramit ta kalojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të pandemisë.

    Tërnava: Qytetarët të respektojnë masat antiCOVID-19

    “Të gjithë qytetarët e Kosovës të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve, MSH, IKSHPK, BIK, që me qëllimin e vetëm që të mos kemi këtë numër kaq të madh të të infektuarve që ditët e fundit i kemi në Kosovë. Një respektim i këtyre masave kam bindjen e thellë se do të ulë numrin e të infektuarve në Kosovë. Duke uruar të gjithë besimtarët festën e Kurban-Bajramit, kërkoj nga të gjithë të respektohen këto masa dhe të kihen parasysh nesër, përkundër asaj që nuk do të ketë falje të namazit të Bajramit, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos shkojnë te njëri tjetri dhe të shmangen përqafimet dhe përshëndetjet me dorë, me qëllim të ruajtjes së jetës publik”, tha myftiu Tërnava.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.