×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti takohet me Asociacionin e komunave, diskutojnë për Coronavirusin

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Kështu kanë njoftuar nga Qeveria përmes një komunikate për media.

    Hoti sipas njoftimit, ka thënë se bashkëpunimin e Qeverisë dhe komunave e ka vlerësuar të suksesshëm derisa theksoi se janë bashkë e të përkushtuar në përballje me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.

    “Asociacioni i Komunave të Kosovës, në çdo rast ka qenë në bashkëveprim dhe ka mbështetur vendimet e Qeverisë për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të përhapjes së pandemisë COVID-19”, tha kryeministri Hoti.

    Hoti i njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Kosovës rreth programit për rimëkëmbje ekonomike, duke thënë se ky program do të ndikoj dukshëm në jetën e qytetarëve dhe bizneseve.

    Anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe janë zotuar për angazhim të përbashkët, në krijimin e një situate sa më të qëndrueshme për zhvillimin e komunave.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.