Në orën 13:00, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave, ka bërë të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Temë e takimit pritet të jetë shqyrtimi i masave të reja për luftimin e pandemisë COVID-19.
Ndërkohë, burime nga Qeveria bëjnë të ditur se janë në pritje të rekomandimeve të ekspertëve se si të veprohet tutje.
Kosova javëve të fundit është kthyer në vatër të koronavirusit, me numrin më të madh të infeksioneve në Evropë për kokë banori.