×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për sulmin terrorist në ShBA 19 vjet më parë: Ky sulm terrorist tentoi që të godiste zemrën e lirisë

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar sulmin terrorist e 11 shtatorit të vitit 2001.

    Hoti ka thënë se kujtimi e nderimi për viktimat dhe familjet e tyre është nderim dhe vlerësim për lirinë dhe demokracinë.

    “19 vjet më parë, më 11 shtator 2001, ndodhi sulmi terrorist ndaj kullave binjake në New York, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Kujtimi e nderimi për viktimat dhe familjet e tyre është nderim dhe vlerësim për lirinë, demokracinë dhe Zotin! Kullat binjake ishin edhe shtëpitë tona, gjersa Amerika është edhe vendi ynë, andaj viktimat dhe familjet e tyre janë edhe njerëzit tanë”, ka shkruar Hoti.

    I pari i Qeverisë tutje ka shkruar se “Ky sulm terrorist tentoi që të godiste zemrën e lirisë dhe të demokracisë së botës, pra tentoi të na godiste edhe ne, mirëpo jo vetëm që nuk ia arriti ta bënte një gjë të tillë, por e bëri krejt të kundërtën, pasi që i fuqizoi të gjitha zemrat e lirisë dhe të demokracisë në një të vetme, për të na bërë një herë e mirë të pathyeshëm përballë kësaj të keqeje globale”.

    Po ashtu ai ka shkruar në profilin e tij ‘facebook’ edhe se “Kosova si vend i vogël, mirëpo me miq të mëdhenj, përherë bashkënden për këtë ngjarje dhe me aq sa mundet e përtej saj, pa kursyer asgjë, mbetet aleate e fuqishme e miqve të saj perëndimorë në luftën e përhershme kundër terrorizmit. Zoti e bekoftë Amerikën dhe aleatët e saj! Zoti i bekoftë viktimat dhe familjet e tyre!”.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Pavarësisht kundërshtimeve nga qytetarët dhe ekspertët e sektorit, ZRrE ka hyrë në fuqi me vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike....
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq. Kjo vulë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra janë arrestuar në mbarë Francën pas festimeve të tifozëve të Paris Saint-Germain (PSG), pas fitores...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka ndaluar një mashkull kosovar në pikën kufitare Glloboqicë, të cilit gjatë kontrollit në veturën e tij iu gjet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot, më 1 Qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila festohet me dashuri dhe përkushtim në mbarë botën. Me këtë rast,...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Vasje për gjakmarrje në Lezhë. Pjetër Kaza u ekzekutua në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.