×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova, tash për tash, qëndron më mirë se Suedia sa i përket Covid 19

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë një krahasim një krahasim në mes të shtetit të Suedisë dhe Kosovës, kjo sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid19.

    Ai ka thënë se tash për tash, Kosova qëndron më mirë sa i përket koronavirusit, marrë parasysh numrin e viktimave.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Suedia dhe Kosova

    Covid-19/ Një (pa) krahasim të dhënash

    Sistemi shëndetësor i Suedisë është në mesin e sistemeve shëndetësore më të zhvilluara në botë.

    Suedia renditet në mesin e pesë vendeve të para në botë për sa i përket vdekshmërisë së ulët të foshnjave.
    Është një nga shtetet me mirëqenien më të lartë në botë, me investime të larta në këtë fushë dhe me një sistem arsimor në nivel gati të së përkryeres.

    Deri tash ka aplikuar një qasje të lirë sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid, duke mos vënë kufizime në lëvizjen e njerëzve sikur shumica e shteteve të tjera.
    I ka 10.333 456 banorë. Deri tash i ka 1580 të vdekur, 40 veç sot. Apo, 153 të vdekur në 1 milionë banorë.

    Kosova, në anën tjetër, ka një sistem shëndetësor që me asgjë nuk mund të krahasohet me atë të Suedisë, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë perinatale të foshnjave në Evropë, një nënfinancim të skajshëm, derisa në situatë të ngjashme janë edhe sistem social dhe ai arsimor.

    Në Suedi në 1 km katror jetojnë vetëm 23 banorë, në Kosovë 159.
    Nuk është e njëjtë që në kushtet e një “bashkëjetese” me një virus që në një hapësire të njëjtë të jetojnë si 23 si 159 veta.

    Kosova, tash për tash, qëndron më mirë se Suedia sa i përket Covid 19 vetëm sa i përket numrit të vdekurve në 1 milionë banorë (6.6 të vdekur në 1 milion banorë në Kosovë) që mund të lidhet deri diku me popullsinë shumë më të re se që e ka Suedia.

    Bazuar në këto të dhëna, kemi të bëjmë me dy shtete që nuk ngjasojnë me asgjë, përveç me dy ngjyra të përbashkëta të flamurit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.