×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova ka teste për COVID-19, testet e Serbisë nuk janë përdorur

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht ka në dispozicion sasi të konsiderueshme të testeve për Covid-19, të mbetura nga furnizimet e mëhershme bazuar në kontratat e Ministrisë e Shëndetësisë, por edhe nga donacionet që i kanë pranuar së fundi.

     Ka thënë kështu për Front Online, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

    8 shkurti i këtij viti, sipas Hotit shënon fillimin e testimit të personave për Covid-19 në Kosovë.

    Hoti për Front Online, deklaroi se deri më tash Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka pranuar 7900 teste (1000 IKSHPK dhe 6900 MSh)  nga kontrata paraprake  e MSH pas fillimit të pandemisë; 10 000 -13 000 janë kontraktuar nga kontrata e dytë kornizë e MSh-së së, 1000 teste janë pranuar donacion nga Turqia, një sasi e konsiderueshme nga KFOR-i dhe 8000 teste të tjera janë pranuar nga UNDP-ja.

    “Gjithashtu, 12 000 kite për testime për Covid-19 janë pranuar së fundi donacion  nga kompanitë Ecolog, Eurokoha dhe AWR Abbruch. IKSHP ka pasur në dispozicion para fillimit të pandemisë edhe një numër testesh”, pohoi Hoti më tutje për Front Online.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se edhe në ditët në vazhdim pritet furnizimi me sasi tjera të testeve për coronavirus.

    “Në proces të ardhjes janë edhe sasi të konsiderueshme të testeve nga donatorët të ndryshëm të cilat do të jenë në dispozicion të rritjes së numrit të testimeve siç është duke ndodhur ditëve të fundit”, tha ai.

    Në anën tjetër, testet e pranuara nga Serbia sipas Hotit, nuk janë përdorur.

    Fillimi i pandemisë Covid-19 Kosovën e ka gjetur me probleme, bëri të ditur për Front Online zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti.

    Sipas tij, mungesa e mjeteve mbrojtëse profesionale në treg, kërkesa e tyre si dhe rritja e çmimeve nga prodhuesit e tyre, ishin ndër problemet kryesore që e kanë karakterizuar periudhën e fillimit të përhapjes së coronavirusit në Kosovë.

    Hoti tha se aktualisht vendi nuk ka probleme rreth sigurimit të buxhetit për menaxhim të pandemisë.

    “Problemet kanë qenë të shprehura më shumë në fillim të pandemisë me mungesën e mjeteve mbrojtëse profesionale në treg për shkak të kërkesave të mëdha nga të gjitha shtetet, e më vonë edhe me ngritjen e çmimeve nga prodhuesit dhe importuesit e mjeteve mbrojtëse por edhe produkteve e pajisjeve të tjera farmaceutike që kanë shërbyer për Covid-19, si në Kosovë si në vende të tjera”, tha në fund për Front Online, Faik Hoti.

    / Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.