×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kemi hequr dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare deri më 27 qershor

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një panel diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi të organizuar KDI, ka folur edhe për kompromisin shtesë të Kosovës për ndaljen e fushatës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Ai ka thënë se si kryeministër i Kosovës në shenjë të vullnetit të mirë dhe për t’i hequr Serbisë nga dora çfarëdo arsyetimi të mundshëm për evitimin e dialogut, është zotuar që deri më 27 qershor Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Si kundërpeshë për këtë, Hoti thotë se Serbia është pajtuar që të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës në prag të zgjedhjeve atje.

    “Me këtë hap e kemi treguar vullnetin tonë për procesin e dialogut. Ne i kemi hapur rrugë procesit të dialogut me vendime te para që nga marrja e Qeverisë. Kam një dakordim me partnerët ndërkombëtarë, që nëse s’ka përparim në dialog, ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran për të zbatuar të gjitha ligjet për reciprocitet në përputhje me konventat ndërkombëtare karshi një vendi që s’njeh shtetin tonë. Në frymën e kësaj, ka qenë edhe dakordimi që deri më 27 qershor, ne të pauzojmë nga dorëzimi i aplikacioneve për anëtarësim në organizata ndërkomëbtare”, ka thënë Hoti.

    I pyetur nëse kjo është kërkesë e SHBA’së, Hoti ka thënë se kjo është qëndrim i Kosovës për të treguar gatishmëri për t’u ulur në tryezë dhe për t’i hequr Serbisë mundësinë për të evituar dialogun.

    “Unë jam dakorduar në emër të qeverisë së Kosovës, që aplikacionet deri më 27 qershor të mos dorëzohen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

    Ai gjithashtu ka kujtuar se anëtarësimi në organizata ka ndërlidhje me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat ditën e diele...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.