×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti i përgjigjet Thaçit dhe opozitës: Unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti gjatë raportimit për dialogun në Kuvendin e Kosovës, i është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi dhe opozitës të cilët e cilësuan si të rrezikshme marrëveshjen e arritur në Washington, raporton Front Online.

    Hoti  tha cilësimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë si e rrezikshme për Kosovën është gabim strategjik.

    “Nuk mund të hesht pak ndaj të pavërtetave që thuhen vazhdimisht për marrëveshjen e arritur në Washington dhe procesin e dialogut në tërësi. Cilësimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, si marrëveshje e dhembshme dhe e rrezikshme për Kosovën është gabim strategjik. Një deklarim i tillë është edhe i pasinqertë, pasi ata që kur u nënshkrua marrëveshja me 4 shtator e cilësuan si të rrezikshme, para dy dite e ngritën në qiell këtë marrëveshje për shkak të sigurimit të njohjes nga Izraeli”, tha Hoti.

    Kryeministri ndër të tjera tha se si mund të jetë e dëmshme një marrëveshje që nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë e cila ka sponsorizuar Pavarësinë e Kosovës dhe është shteti kyc që ka ndikuar që të kemi gjithë ato njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

    “Si mund të jetë e dëmshme për Kosovën një marrëveshje që sjell 1 miliardë dollarë amerikan mbështetje për projektet infrastrukturore dhe njohje të reja… Ata që tentojnë të ndjellin frikë te qytetarët për dialog e kanë gabim dhe e bëjnë për motive tjera që ata i dinë, unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut”, u shpreh Hoti./Front Online

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1064806557272533/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut, e cila ndan pikën kufitare...
    Lajme28 Maj 2025
    Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund te sjellin...
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë. Sipas...
    Të tjera
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Azdren Shala, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur akuza ndaj institucioneve të ndjekjes, duke thënë se qeveria Kurti po përballet me një...
    Lajme27 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të 22’ës me radhë në përpjekje për konstituimin...
    Lajme27 Maj 2025
    Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia....
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka thënë se tri orë është intervistuar ministri në detyrë Faton Peci, dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.