Kryeministri Hoti në profilin e tij në facebook tregoi se të martën do të jetë në selinë e NATO-s.
Ai tregoi se do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, të cilin e falnderoi për gatishmërinë.Hoti e përfundoi postimin tij duke thënë se Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në dy anët e Atlantikut.
Kryeministri Hoti më herët tha se në Bruksel do të shkohet të dialogohet për njohje.
Ky është postimi i tij:
Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut.