×
  • Lajme
  • Lajme

    Heldt shpreson që shumë shpejt do të merret vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se shpreson që shumë shpejt do të merret vendimi për liberalizimin e vizave ndaj kosovarëve.

    Sipas tij, kjo do të bëhet jo për shkak të politikanëve por si shpërblim për njerëzit e heshtur e punëtorë të Kosovës, si dhe studentët që duan të arrijnë diçka.

    Në adresimin e tij online, me rastin e marrjes së Presidencën së Bashkimit Evropian nga Gjermania, Hledt është treguar i ashpër me ata që sipas tij, bëjnë zhurmë e thonë se Evropa nuk qenka me Kosovën, por dikush tjetër.

    Ai ka thënë se gjermanët i kanë nën llupë zhvillimet politike dhe në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit dhe se presin rezultate konkrete të zhvillimit ekonomik sepse siç tha Heldt, Evropa s’ka lisa që çelin para.

    Ambasadori përmendi edhe dialogun me Serbinë me të cilën siq tha i pari i Berlinit në Prishtinë, ka ardhur koha që Kosova njëherë e mirë t’i ndreqë raportet.

    Heldt ka theksuar se Kosova një ditë do të jetë anëtare e çmuar e Bashkimit Evropian , por deri atje pritet angazhim serioz i Prishtinës zyrtare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.