Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se 19 rastet e reja sot me koronavirus në këtë komunë janë raste kontakti.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se burimet e infeksionit dhe personat janë të njohura për Komitetin e Emergjencave në Gjilan.
““
#Dita100
. Jemi njoftuar sot nga IKSHP se nga testet e datës 18 qershor, i kemi 19 raste pozitive sipas kontakte me burimet e infeksionit. Nesër dhe pasneser presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të inskesionit brenda territorit të komunës së Gjilanit”, ka shkruar Haziri.
Ai kërkoi në mënyrë rigoroze respektimin e masave që çon në vetizolim dhe distantim social.
“Ju lutem, përshtatju masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi
#Covid19
është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!” ka shkruar Haziri.
Sot në Kosovë u konfirmuan gjithsej 96 raste të reja me koronavirus dhe 29 të shëruar