×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Fletarrestimi i lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucati e ngarkon atë me tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

    Sipas fletarrestimit të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal, për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 dhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

    “Për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal. Poashtu ekziston dyshimi i bazuar se Hysni Gucati është përgjegjës në aspektin kriminal për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 të Kodit Penal, më saktësisht ekziston dyshimi i bazuar se Gucati ka mbajtur tri konferenca për shtyp në datat 7, 16 dhe 22 shtator 2020 ku ka shpërnadrë ose ndryshe i ka bërë të qasshme për media të dhënat konfidenciale dhe jo publike dhe dokumentet në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar përfshirë emrat dhe hollësitë personale të dëshmitarëve(të mundshëm) në këtë mënyrë duke i ekspozuar këta individë ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e tyre. Tutje, ekziston dyshimi i bazuar se Gucati është përgjegjës penalisht për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal”, thuhet në fletarrestimin për Hysni Gucatin të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenet 387, 388, dhe 392 janë: Frikësimi gjatë procedurës penale, Hakmarrja dhe Manipulimi me Prova.

    Neni 387 parasheh që kushdo që përdor forcën apo kanosjen seriozie apo ndonjë mënyrë tjetër të detyrimit, premton dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër për të nxitur personin tjetër të përmabhet nga dhënia e deklaratës ose për të dhënë deklarata të rreme, ose të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

    Neni 392 Kushdo që pa autorizim zbulon informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare, që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. Kushdo që pa autorizim zbulon të dhëna për identitetin apo të dhënat personale të personit të mbrojtur në procedurë penale apo në programin e veçantë të mbrojtjes, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me pasoja të rënda për personin e mbrojtur ose procedura penale bëhet e pamundur ose vështirësohet në masë të madhe, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të mbrojtur, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.