×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia vepron ndryshe nga BE, hap kufijtë për Shqipërinë prej 1 korrikut

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Prej 1 korrikut, shqiptarët nga Shqipëria do të mund të hyjnë lirisht në Greqi edhe për turizëm. Vendimin e qeverisë së Athinës e bëri të ditur zëdhënësi Stelios Petsas, i cili njoftoi lejimin fillimisht të hyrjes së lirë vetëm përmes pikave kufitare tokësore të Kapshticës dhe Kakavijës.

    Vendimin për lejimin edhe të fluturimeve ajrore, Athina pritet ta marrë pas 1 korrikut kur pritet të përcaktohen rregullat për “rikthimin në normalitet” të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare, siç u shpreh Petsas.

    Veç Shqipërisë, prej 1 Korrikut Greqia do t’i hapë kufijtë edhe për vendet e tjera kufitar, si Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Turqia. Athina kishte planifikuar hapjen e kufijve tokësorë, detarë e ajrorë për Shqipërinë që më 15 qershor, ditën kur i hapi me shumicën e vendeve të hapësirës Shengen. Megjithatë e shtyu zbatimin e planit për shkak të shtimit të rasteve ditore të infektimit me COVID-19 në Shqipëri.

    Greqia është i pari vend i BE-së që hap kufijtë për shtetasit shqiptarë, duke shkuar përkundër vendimit të ambasadorët e shteteve anëtare morën gjatë fundjavës për t’i hapur për Serbinë dhe Malin e Zi, por jo për vendet e tjera të rajonit. Si argument u përdor shtimi i rasteve të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Por ky rezulton të jetë një argument pa baza, pasi Shqipëria ka më pak të prekur dhe viktima se Serbia në krahasim me numrin e popullsisë.

    Shqipëria numëron 857 të prekur dhe 20 të vdekur për 1 milionë banorë, ndërsa Serbia numëron pothuajse dyfishin si për të prekurit ashtu edhe për viktimat e COVID-19ës për 1 milion banorë.  Serbia ka po ashtu 26% më shumë infektime aktive se Shqipëria. Të dhënat zyrtare flasin qartë. Serbia rezulton me keq se Shqipëria në çdo tregues që mat ecurinë e pandemisë. Aq më tepër kur mediat e rajonit kanë hedhur dyshime se Serbia i ka manipuluar të dhënat, duke ulur numrin e vdekjeve nga COVID-19.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.