×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjilan, dënohet një person me 3 vjet burgim dhe 1.000 gjobë për këto vepra penale

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. M,, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 3 vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë.

    Gjykata Themelore bën të ditur se i pandehuri B. M. me datë 17.02.2019, rreth orës 13:05 minuta, në shtëpinë e tij në fshatin Pozhoran të Vitisë, pa autorizim ka shitur substancë narkotike të llojit “heroinë” në peshë 2.1 gram në shumë prej 40 euro të pandehurve S. S. dhe N.S.

    “Të njëjtën ditë, gjatë kontrollit të zyrtarëve policorë në shtëpinë e tij janë gjetur substancë narkotike të llojit “heroinë” në peshë 31.9 gram, tre paketime me substancë narkotike të llojit “kokainë” me peshë 2 gram dhe dy qese substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 1.3 gram. Të pandehurit gjatë bastisjes është gjetur edhe një armë e zjarrit “Bereta” të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në njoftim.

    Më tej, Gjykata Themelore thekson se “Me këto veprime i pandehuri ka kryer dy vepra penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve apo substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.

    Kryetari i trupit gjykues Zyhdi Haziri, për këto tri vepra penale, të akuzuarin e ka gjykuar me dënim unik prej tre vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë.

    Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do të i llogaritet edhe e koha e kaluar në paraburgim nga data 19.02.2020, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.