×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania shënon rritje të shifrës ditore të vdekjeve dhe infektimeve nga Covid-19

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 19 viktima të Covid-19. Një ditë më parë ishin regjistruar 10 të vdekur.

    Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8,914.

    Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 587 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 190,862, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express. Kjo shifër është më e lartë se 503 rastet e shënuara një ditë më parë.

    Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të infektimeve, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.

    Mbi 1,500 punëtorë të një thertoreje në këtë shtet janë infektuar me Covid-19, duke i detyruar autoritetet lokale që të gjithë 6,500 punëtorët dhe familjarët e tyre t’i urdhërojnë për t’u vendosur në karantinë.

    Vatrat e reja të përhapjes e kanë ngjallur frikën për një valë të dytë të përhapjes në vendin me ekonominë më të fuqishme në Evropë, ku shumë prej masave kufizuese tashmë janë larguar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Bashkia e Tiranës është përfshirë në kolaps administrativ, pasi prej 24 orësh asnjë nga drejtuesit e saj të lartë nuk ka të...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Më shumë se tre muaj pas rënies së ish-presidentit sirian Bashar Assad, Gjermania rihapi ambasadën e saj në Damask të enjten. Ambasada,...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi pritet të mbahet më 24 mars në kryeqytetin saudit, Riad. Takimin e konfirmoi ndihmësi i Kremlinit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se udhëheqësit po punojnë “me ritëm” ndërsa përgatitin planet për një forcë të...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjatë ditës së sotme në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan, u bë certifikimi i katër të miturve në aftësimin profesional për elektro-instalime dhe...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Rusia duhet të ndalojë së bëri “kërkesa të panevojshme” që zvarritin luftën, u tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky liderëve të BE-së...
    Lajme20 Mars 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Muharrem Ibrajt, të cilin e ngarkon për...
    Lajme20 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tetë  personat e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.