×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania merr vendimin: Hapen shtëpitë publike, ja si do priten klientët

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit u kurorëzuan me sukses. Bordeleve në pesë lande të Gjermanisë u lejohet të mirëpresin sërish klientë – sidoqoftë me maska.

    Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet.

    Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve seksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.
    Shkelje e parimit të proporcionalitetit

    Kontakti seksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të seksit kurorëzohen me sukses – trupi gjykues vendos rihapjen e bordeleve

    Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. “në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike.

    Jo vetëm kondom, por edhe maskë

    Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhëshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike.

    Një prostitutë në Hamburg prezanton rregullat e reja: mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë seksit

    Edhe pse lejoi rihapjen e bordeleve gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-seksuale.

    Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprejen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet.

    “Pascha” – bordeli më i madh i Evropës falimentoi

    Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordeleve shumë prej tyre, si p.sh. “Pascha” në Këln bordeli më i madh i Evropës, falimentuan.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.