×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermani, të rinjtë dhe gratë më të goditur nga pandemia

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Sipas një studimi personat nën 30 vjeç janë prekur më fort financiarisht nga pandemia Corona. Po ashtu gratë kanë vuajtur gjatë pandemisë më shumë mendërisht sesa burrat.

    Të rinjtë janë goditur më shumë nga ndikimi ekonomik i koronavirusit, thuhet në një studim të Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Barnave (BAH). Më të prekurit janë sipas studimit të rinjtë e moshave 18 deri 29 vjeç. 50% e të anketuarve të këtyre grupmoshave thoshin se si rezultat i pandemisë kishin pësuar humbje të të ardhurave.

    Probleme me të ardhurat kanë dhe të rinjtë rreth të 30-tave, 38% e të anketuarve të kësaj moshe thanë se kishin humbje financiare.

    Nga ana tjetër studimi arriti në përfundimin se vetëm një pakicë e vogël e të anketuarve në moshë më të vjetër kanë vuajtur ekonomikisht prej pasojave të pandemisë. Vetëm 15% e të anketuarve të moshës mbi 60 vjeç thanë se kishin ndjerë pasoja negative, ndërsa pjesa tjetër njoftoi se nuk kishte përjetuar asnjë ndryshim.

    Në përgjithësi pothuajse një e treta e të anketuarve të të gjitha moshave u shprehën se kishte pasur një efekt të dukshëm në të ardhurat e tyre ose të partnerit. Kurs epjesa tjetër tha se nuk kishin ndjerë ndonjë dallim apo pasojë negative.

    Po ashtu sondazhi nxori në pah edhe se ndërsa ata që jetonë vetëm apo në çifte kishin ndjerë më pak ndonjë rënie të të ardhurave, familjet me tre ose më shumë pjesëtarë i kishin më shumë efektet në kuletën e tyre.

    Stres mendor

    Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë kishin ndjerë një efekt më të madh negativ për shëndetin e tyre mendor si rezultat i pandemisë. Gjashtë nga 10 gra në të gjitha grupmoshat thanë se kishin ndjerë stres psikologjik. Ndërkohëq që për një gjë të tillë u shprehën vetëm 38% e burrave që morën pjesë në sondazh.

    Nivelet e stresit nuk kishin ndonjë lidhje të dukshme me faktin nëse një individ i përkiste një grupi me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit, si të moshuarit ose ata me probleme të mëdha shëndetësore. /DW/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke...
    Lajme14 Korrik 2025
    Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në kufi. Aktualisht pritjet për të hyrë po zgjasin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.  ‘Blutë e Londrës’ e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.