×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci është intervistuar katër ditë në Speciale, tregon për çfarë është pyetur nga prokurorët

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, ka treguar  se për cfarë është pyetur gjatë intervistimit në Dhomat e Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë.

    “Kam qëndruar 7 ditë në Hagë. Udhëtova nga Shkupi pasi nuk kishte mundësi nga Kosova. Pata probleme në kufi me Maqedoninë. A frikësohen ata nga unë nuk e di”, thotë ai.

    “Prokuroria Speciale e Republikes Kosovës më mori në pyetje prej javës të kaluar deri dje. Katër ditë jam marrë në pyetje gjithsej. Është hera e parë që merrem në pyetje. Isha marrë në pyetje edhe në Prishtinë por kjo kishte dallime të shumta. Kanë qenë dy prokurorë. Njëri ka qenë anglez dhe tjetri amerikan. Kanë qenë shumë korrekt. Që në fillim më thanë që nuk je i detyruar të implikosh familjarët as vetën në vepër. Që në fillim isha si dëshmitar. Kjo nuk do të thotë se në Speciale mund të futesh si dëshmitar dhe më pas mund të dalësh si i dyshuar”, thotë ai. “Pyetjen e parë më kanë bërë për komunikatën 59. I kanë të gjitha ato që janë shkruar dhe kanë dalë në televizor që nga viti 1999. Janë shumë të informuar mirë. Më kanë pyetur për komunikatën 59. Më kanë pyetur edhe për Abedin Rexhën. Nuk kanë pasur asnjë dyshim në fillim nga ajo që është thënë dhe janë publikuar që nga viti 1999. Komunikata ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme pasi ajo lidhet me dy vrasje. Ata janë interesuar jashtë zakonisht shumë. Ata e kishin edhe deklaratën e Rexhep Selimit ku kishte thënë se përmendet komunikata 59 e kështu me radhë. Më pyetën edhe për reagimin që ishte botuar në gazetë. Enveri e kishte publikuar dhe ishte i frikësuar atë kohë. Enver Maloku e kishte informuar gjithë botën për atë që po ndodhte në Drenicë. Ai më vonë u vra. Të gjitha informatat ishin dhënë nga shtëpia jonë. Prej një telefoni. Ata kanë informata të jashtëzakonshme. I dinë të gjitha. Më kanë pyetur edhe për vrasjen e Adem Jasharit. Për të gjitha. Për marrëdhëniet e tij me bashkëluftëtarët“, shtoi tutje ai në T7.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.