×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj i përgjigjet Rexhepit: Dele të zeza që ‘gabojnë rëndë’ janë ata të cilët ndahen nga turma

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Bajram Gecaj i është përgjigjur deputetit Fatmir Rexhepi, i cili të martën në Interaktiv të KTV-së tha se për përjashtimin e anëtarëve të saj nga strukturat e partisë, LDK-ja do ta paguajë çmimin në zgjedhje.

    Përmes një postimi në Facebook ai i ka quajtur të papranueshme dhe irrituese këto deklarata.

    Sipas tij, kritikat dhe zgjidhja e problemeve do të duhej të bëhej në parti dhe jo në studio televizive.

    Demokracia në asnjë rast nuk nënkupton anarki. Vendi i kritikës dhe i zgjidhjes së problemeve e dallimeve janë trupat e partisë e jo studiot televizive”, ka thënë ai.

    Gecaj ka shtuar se “partia nuk është pronë as e themeluesve dhe as a ardhjeve të reja, por shtëpia e përbashkët e bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve; stazhi në parti nuk guxon të keqpërdoret”.

    Ai tutje ka deklaruar se nuk duhet luftuar njëri-tjetrin derisa sipas tij “armë e shtizat” duhet t’i drejtojnë kah kundërshtarët politikë.

    “Dikush mund të mendoi se gabuam tash, e unë mund të mendoi se gabuam më herët; por kjo tani është e parëndësishme. Me rendësi është që ne të ecim para dhe të mësojmë nga gabimet tona, e jo të luftojmë njëri tjetrin si adoleshentë të papjekur; ‘armët e shtizat’ t’i drejtojmë kah kundërshtarët politik! Dele të zeza që ‘gabojnë rëndë’ janë ata të cilët ndahen nga turma”, ka thënë ai.

    Rexhepi dje i ftuar në Interkativ ndër të tjera ka folur edhe për zhvillimet e fundit brenda kësaj partie. Ai ka thënë se përjashtimi i disa anëtarëve të kësaj partie ka qenë vendim i gabuar i kryetarit Isa Mustafa, derisa ka shtuar se çmimin e kësaj do ta paguajë në zgjedhje.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.