×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi – Vetëvendosjes: Për 50 ditë e shkatërruat bashkëpunimin nga etja për pushtet

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se koalicionin me LVV’në e ka shkatërruar etja për pushtet e partisë së Albin Kurtit.

    Ai ka thënë se mënyra se si deputetët komunikojnë në Kuvend duhet të jetë në funksion të shtetit.

    “Ju kam kërkuar sa herë e ju kërkoj edhe sot, mënyra se si komunikojmë me njeri tjetrin duhet të jetë në funksion në shtetit, të dashur kolegë të LVV’së, sot po diskutojmë një çështje delikate. Ne sot dhe gjithmonë duhet të jemi korrekt, kur bëhet fjalë për territorin, për sekretin shtetëror, për interesin nacional”, ka thënë ai.

    “Shteti dhe pushteti janë të rëndësishme por mbi të gjitha shteti ato që i deklaroni mos i deklaroni në funksion të pushtetit, por të shtetit”, shtoi Gashi.

    Shefi i deputetëve të LDK’së, ka thënë se LVV’ja e ka shkatërruar bashkëpunimin mes dy partive, për shkak të etjes për pushtet.

    “Batutat që po mundoheni ti ndërtoni, legjitimitet pa legjitimitet, legjitimiteti është Kuvendi, kështu qeveriset, derisa nuk e kuptoni se kështu qeveriset do të keni problem me bashkëpunu, ju kemi zgjatë dorën e bashkëpunimit, për 50 ditë e shkatërruat pa nevojë, nga etja për pushtet absolut, nga frika për vendimmarrje një mos sinkron i këtyre gjërave”, ka thënë ai.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.