×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi tregon rregullat e reja për fluturim në Aeroportin e Prishtinës: Familjarët nuk lejohen të shoqërojnë pasagjerët

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës, Bujar Gashi ka treguar speciafikat për pasagjerët që udhëtojnë në aeroport.

    Gashi thotë se Aeroporti i Prishtinës ka qenë gjithmonë i gatshëm për fluturime por për shkak të vendimeve të autoriteteve ata kanë punuar me staf të reduktuar.

    “Nga e shtuna i gjithë stafi do të jenë në punë me orarin e zakonshëm”, tha ai.

    Zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës thotë se pasagjerët do t’iu nënshtrohen disa rregullave më strikte për dallim nga herët tjera.

    “Pasagjerët duhet të paraqiten në aeroport tri orë para fluturimit. Nuk do të lejohen familjarët përcjellës të jenë prezent në terminal pos atyre që kanë nevojë për asistencë. Unë i lutem familjarët që të mos vijnë në aeroport pasi nuk do të lejohen të futen brenda”.

    Gashi thotë se mjekët do të matin temperaturën e pasagjerëve derisa do të kalojnë edhe përmes tunelit dezinfektues.

    Zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës thotë se testi i coronavirusit nuk do të jetë i obliguar për të ateruar në aeroport.

    “Nuk do të lejohen udhëtarët që nuk kanë maskë, por preferohet që të kenë edhe doreza”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.