
Franca do t’i bëjë të detyrueshme maskat kur të përdoret transporti publik dhe për nxënësit mbi 11 vjeç, kur të nisë lehtësimin e masave kundër COVID-19 më 11 maj.
Deklarata u bë nga kryeministri Edouard Philippe që u shpreh se mësimi në shkolla do të rinisë gradualisht, duke filluar nga kopshtet e deri te klasat e pesta
Mësimi nga klasa e pestë deri në të nëntë mund të nisë më 18 maj në zonat ku ka pandemia ka qenë më e butë dhe në fund të muajit më pas nis në gjimnaze.
Dyqanet dhe supermarketet do të hapen më 11 maj, por blerësit do të duhet që të mbajnë veshur maska, et ë qëndrojnë në një distancë 1.5 metra.
Edhe kopshtet do të hapen, por jo më shumë se 10 fëmijë në grup. Do të lejohet që të qëndrojnë në grupe deri në 10 persona, e gjithashtu nuk do të jetë e nevojshme që francezët të kenë paraprakisht leje, e pastaj të dalin.