×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet gjinekologu kosovar i cili u infektua me koronavirus nga një paciente shtatzënë

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Gjinekologu Albert Lila nga Instituti i Mjekësisë së Punës në Gjakovë, ka folur pasi është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lila ishte infektuar pasi e kishte kontrolluar gruan shtatzënë, e cila ndërroi jetë ditën e sotme

    Gjinekologu nga Gjakova, Albert Lila, i cili u infektua me coronavirus gjatë trajtimit që ia ka bërë tashmë të ndjerës e cila ishte edhe shtatzënë, thotë se aktualisht po e ndjen vetën mirë.

    “Kisha një koll të thatë si diçka që të mbet në fyt dhe një ndjesi që po mbes pa frymë. Këto simptoma ishin në ditën e gjashtë dhe të shtatë. Sot është dita ime e tetë dhe lirisht mund të them se po ndjehem mirë”, rrëfen Albert Lila për emisionin Radar në RTV Dukagjini.

    Sa i përket vdekjes së ish pacientes së tij, Lila thotë se është tejet i lidhur emocionalisht me atë rast, teksa tregon se ajo ishte udhëzuar nga Spitali i Gjakovës që të dërgohej në QKUK

    “Pacienten në fjalë e kemi udhëzuar të transferohet në Prishtinë për ekzaminime të mëtejme. Ka qenë insistim i ekipit të mjekëve nga Spitali i Gjakovës që pacientja të testohet për COVID-19. Pas marrjes së lajmit që pacientja ka rezultuar pozitive në COVID-19, ekipi që kemi qenë kujdestarë atë natë jemi testuar”.

    Doktori thotë se nga momenti i testimit deri në daljen e rezultateve kanë shkuar rreth 20 orë.

    “Për mua ishin si 20 vite pritje, derisa rezultova pozitiv”.

    Lila thotë se familja e tij në bazë të protokolleve duhet të pres disa ditë për t’i kryer testimet.

    Ai thotë se nuk ka pasur kontakte me familjarë tjerë nga vet fakti se ka parandier që mund të ishte infektuar për shkak të kontakteve me pacientë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.