×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Filipçe: Nxënësit, prindërit dhe mësuesit të jenë të kujdesshëm, nuk duam të na kthehen kufizimet

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ju është drejtuar prindërve, nxënësve dhe punonjësve në arsim, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

    Ai thotë se pandemia ka shkaktuar ndryshime të shpejta dhe tektonike në arsim, si dhe ju bëni thirrje atyre që t’i respektojnë masat shëndetësore për parandalimin e coroanvirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    “Besoj se për shumë prej jush, mënyra e re e fillimit të këtij viti shkollor po shkakton një ndjenjë pasigurie. E di që shumë duan që mësimi të zhvillohet ndryshe dhe sinqerisht i kuptoj të gjithë. Por, si një punëtor shëndetësor dhe përgjegjësi i parë në betejën me pandeminë, unë kërkoj mirëkuptim dhe mbështetje për të gjitha vendimet shëndetësore që kemi marrë në lidhje me procesin arsimor. Çdo vendim bazohet në qëllimin parësor dhe më të rëndësishëm, mbrojtjen e shëndetit publik, mbrojtjen e sistemit shëndetësor dhe tejkalimin e krizës. Çdo vendim që kemi marrë është sjellë në mënyrë që të sigurojmë një proces arsimor të mirë, por edhe të sigurt. Dhe kjo është qasja e vetme e saktë në kushtet kur nuk ka zgjidhje ideale”, thotë Filipçe.

    Ai më tej shton se hapja e plotë e shkollave është treguar si rrezik i madh në vendet që e kanë bërë, ndërsa në disa ka çuar edhe në kthimin e kufizimeve të ashpra.

    “Besoj se askush nuk e dëshiron këtë. Të gjithë e mbajmë mend mirë se çfarë dëmesh i bënë shëndetit mendor, ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Ato janë gjëja e fundit që duam të përdorim dhe prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Të gjithë nxënësit që kthehen në shkollë, prindërit dhe mësuesit e tyre duhet të jenë shumë të përgjegjshëm”, thotë Filipçe.

    Ndryshe, deri në 600 shkolla kanë filluar mësimin me prani fizike.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.