Pas ngritjes së aktakuzës për krime nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj Kadri Veselit, zyrtarë të lartë e bashkëpartiakë kanë filluar të mblidhen në selinë e PDK’së në qendër të Prishtinës.
Pak minuta pasi është bërë publike aktakuza, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuqi janë parë teksa kanë arritur në selinë e partisë që drejton Veseli.
Përveç Veselit, Gjykata ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-kreut të PDK’së, presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Të dy janë të dyshuar për përgjegjësi penale për rreth 100 vrasje.