×
  • Lajme
  • Lajme

    Fetah Rudi i LDK-së shërohet nga koronavirusi, pas 16 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

    Në një postim në Facebook, Rudi ka bërë të ditur se pas 21 ditësh sa ishte i infektuar dhe 16 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, ai është shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe është liruar nga spitali.

    Rudi i ka falenderuar të gjithë stafin mjekësorë, kolegët dhe qytetarët për kujdesin e treguar ndaj tij këto ditë.

    Njoftimi i plotë nga deputeti i LDK-së:Pas 21 ditesh ne perballje me Covid19, prej te cilave 16 ne Kliniken Infektive ne Prishtine, sot jam liruar dhe jam sheruar nga Covid19.
    Shume dite e nete pa gjume, me frymarrje te veshtiresuar, e me nje kollitje te madhe.

    Ishin keto dite e nete te veshtira, ku shume here mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal zotit dhe mjekeve, edhe kete sfide e tejkalova.

    Falenderoj kryetarin Mustafa, kryeparalamentaren Osmani, ish kryeministrin Haradinaj, Kryetar e Nenkryetar komunash, kolege deputet, Ministra, zv. Ministra, shoke e dashamire, qe ne menyra te ndryshme me jeni gjendur prane.
    Falenderoj gjithe stafin e Klinikes Infektive per kujdesin e madh te treguar jo vetem ndaj meje, por ndaj te gjithe pacienteve te shtruar ne Klinike.
    Falenderoj Doktor Valbonin, Dr. Linda, Prof, Dr. Sali Ahmetin, Dr. Muratin, Dr. Hatigje, Dr. Izetin, Dr. Flamurin, Dr. Artanin, Dr. Shkelqimin, Dr. Milazimin, Dr. Drilonin, te cilet kane treguar nje kujdes te veçante ndaj meje, pa ndihmen e te cileve nuk do te isha sot ketu.
    Tashme kur edhe kjo sfide kaloi, u bej apel te gjithe qytetareve te Kosoves, qe te kujdesen per vete dhe t’i respektojne rekomandimet nga institucionet shtetrore, ne menyre qe asnjeri nga ta, mos ta kaloj kete rruge qe e kalova une.
    Vendoseni maskat, mbani higjenen dhe distancen sociale. Vetem keshtu dalim fitimtare.
    Faleminderit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Shkurt 2025
    Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike në “Edicionin Special”, tha se i kishin pritshmëritë më të larta në këto zgjedhje. Berisha tha se...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake pritet të përfundojë në vitin...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka sqaruar se vendimi për të mos...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Osmani...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në qendrën kryesore spitalore të vendit, ndodhi një rast i pazakontë. Një mjeke u mbyll në dhomën e kujdestarisë nga burri i...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre. Edhe Jozi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.