×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e viktimës me Covid-19 në Vushtrri ankohen se komuna nuk ka patur kujdes ndaj tyre

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Këtë të hënë (22.06.2020), ka ndërruar jetë një 70 vjeçar nga Vushtrria i infektuar me Covid19.

    I menjëhershëm në rrjetet sociale pati qenë reagimi i kryetarit të Komunës, Xhafer Tahiri.

    Tahiri pati thënë se për të njëjtin rast, ekipet shëndetësore komunale vazhdimisht kanë qenë pranë familjes së të ndjerit, por një gjë e tillë mohohet nga këta të fundit.

    “Përshëndetje për ty kryetar. I ndjeri ishte gjyshi im dhe sëmundje tjera shoqëruese nuk ka pasur, përpos tensioni që e kishte ngacmuar herë pas here po jo as sa e rrezikonte shëndetin e tij. Shtabi emergjent dhe ekipet shëndetësore nuk kan qenë pranë neve si familje e të ndjerit. Që nga dita kur e gjithë familja kemi dal “pozitiv” asnjëri nga ju nuk ka shprehur interesimin më të vogël për gjendjen tonë”, i ka reaguar përmes një komenti Gresa Begaj kryetarit Tahiri.

    “Në ditën kur për gjyshin tim erdhi ambulanca brenda saj nuk posedonte as gjërat elementare dhe gjyshin është dashur ta bartim me batanije tonën. Mos përgjithësoni gjëra dhe mos i informoni njerëzit gabimisht sepse nuk është e drejtë”, ka shkruar tuje ajo.

    Tutje, Bregaj ka thënë se e ka shpalosur të vërteten në këto momente të vështira për familjen e saj.

    “Nuk jam ndikuar nga asnjë njeri kur e kam shpalosur të verteten dhe nuk bie pre e ndikimeve nga të tjeret. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë kundër shpifjeve dhe padrejtësive, pavaresisht se nga kush behen. Nuk do të heshti asnjeherë e sidomos kur të tjerët tentojnë të flasin në emrin e familjes time dhe te luajne rolin e “avokatit”, thuhet në reagimin e saj.

    Kujtojmë faktin se deri më tani në Kosovë, si pasojë e pandemisë Covid19, kanë ndërruar jetë 38 persona.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.