×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama paralajmëroi hapjen e kufirit me Kosovën në fund të majit, por institucionet kosovare thonë se kjo s’ndodhë para qershorit

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Kufiri mes Kosovës e Shqipërisë mund të jetë i pari që do të hapet në kuadër të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në muajin maj vendi i tij do të hapë kufijtë për kosovarët dhe vendimi do të merret brenda pak ditësh.Por, institucionet e Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mund të hapen kufijtë tokësorë dhe aeroportet. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se për gjithçka ata u referohen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton KOHA.

    Përmes telefonit, Shpend Nuhiu, shef i kabinetit të ministrit të Brendshëm, ka thënë se ndonëse kanë bashkëpunim të mirë me të gjitha shtetet fqinje, nuk mund t’i komentojnë deklaratat e Ramës.
    Kurse, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje për bashkëpunimin që janë duke e pasur me ndonjë prej vendeve shtete, vetëm se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për secilin veprim.“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të hapen kufijtë, apo kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Meqë ende jemi në kohë pandemie, me masa kufizuese të lëvizjes sikur shumica e vendeve të botës, atëherë për veprime të mëtutjeshme në këtë aspekt duhet të presim rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, kanë thënë nga MPJ-ja.

    Në lidhje me hapjen e kufijve, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk kanë kthyer përgjigje.Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka treguar se fluturimi i parë Kosovë-Itali, pas disa muajve izolimi do të realizohet më 21 maj.Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë për KOHËN se janë duke pritur rekomandimet e IKSHPK-së për rifillimin e funksionimit të të gjitha linjave ajrore, por që kjo pritet të ndodhë pas 2 qershorit, kur pritet të nisë zbatimi i fazës së fundit të lehtësimit të masave.

    https://www.youtube.com/watch?v=enJsEVw9-TA&feature=emb_title

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.