×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sot moti i mirë, prej nesër shi e bubullima

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit të ardhura ditë më parë nga Afrika, do të mbesin të qëndrueshme edhe sot, duke mundësuar mot me diell dhe relativisht të qetë.

    IHK njofton se nga dita e mërkurë, paraqiten kushte tjera meteorologjike dhe kjo situatë vjen si rezultat i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat me vete bartin edhe sasi të mëdha të lagështisë.

    I gjithë ky proces rezulton me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të shoqërohen me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë kushte për reshje breshëri.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga juglindja dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-18m/s.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës në Suharekë me Dardan Berishën. Deputeti i PDK-së, Enver hoxha, tha se Berisha është...
    Lajme11 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 11.07.2025 Të nxehtit pritet të rikthehet në fundjavë. Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në Seancën e 45-të të Kuvendit të Kosovës, që ka dështuar edhe këtë herë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, sot...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se pati bisedime “pozitive dhe konstruktive” me Ministrin e Jashtëm kinez, Wang...
    Sport11 Korrik 2025
    Trepça ’89 ishte skuadra e parë nga Kosova që u paraqit në kualifikimet evropiane, që nga pranimi i FFK-së në institucionin më...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një masë drastike është paralajmëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ilir Proda, i cili tha se nëse...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.