×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Edhe Mali i Zi mund të mos i pranojë më testet e kosovarëve për Covid 19

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë në Mal të Zi, pa prezantuar para autoriteteve, një test negativ për koronavirus. Ky vendim i Qeverisë malazeze, ka hyrë në fuqi mesnatën e 21 qershorit. Testi negativ për koronavirus, nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Por, autoritetet malazeze po dyshojnë se shumë kosovarë kanë hyrë në territorin e tyre me teste falso të COVID-19.

    Burimet e IndeksOnline kanë treguar se Mali i Zi po shqyrton mundësinë të kërkojë testet nga Kosova për të gjithë ata qytetarë kosovarë që janë evidentuar kur kanë hyrë në territorin malazez me dyshimet se mund të jenë flaso të prezantuara.

    Përveç shtetasve të Kosovës, që duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus para autoriteteve malazeze, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës.

    Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi

    Së fundi edhe Kosova ka vendosur të kërkojë teste për të gjithë shtetasit e Malit të Zi që hyjnë në territorin e Republikës e Kosovës.

    “Gjithmonë në funksion të masave për parandalimin dhe luftimin e infeksionit me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe vendimin me të cilin obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës, që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVID-19, me anë të vërtetimit që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

    Ndryshe hyrja në Mal të Zi pa kufizime mundësohet për ato shtete të cilat plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa u ka treguar konkurrentëve se me kë ka biseduar në telefon për herë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi ia ka kërkuar cigaret e ‘vjedhura’ Gjestit. Mirëpo Gjesti nuk e kishte hallin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti dhe Fitimi kanë folur rreth formatit të Big Brother. Ata shpreheshin se në...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjatë mbrëmjes, Drenusha i ka thënë Sarës në prani të Drilonit dhe të tjerëve, se ajo nuk ka fare ndjenja për Drilonin....
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti ka folur rreth darkës që pati me Xhenetën. Ishte Rovena ajo që e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.