×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Vuçiq: Takimi me Hotin mbahet më 7 shtator, do të kërkojmë themelimin e Asociacionit

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Më 7 shtator do të mbahet takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

    Kjo është konfirmuar sot nga vet i pari i presidencës serbe i cili foli edhe për temat që pritet të diskutohen atje.

    Ai tha se në Bruksel do të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Vuçiq madje foli edhe për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës, për të cilin tha se ka folur edhe me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    “Kam folur me Lajçakun për të ashtuquajturin ligj për mbrojtjen e UÇK-së, dhe kam vënë në pah se ky është një ligj që përcakton se askush s’guxon të mendojë ndryshe, ose arrestohet. Do ta shohim se si reagon Brukseli ndaj këtij ligji”, tha Vuçiq.

    Ndryshe takimi i fundit mes Hotit dhe Vuçiqit u zhvillua më 16 korrik në Bruksel.

    Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës pritet që sot të votojë për ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, për të cilin kanë reaguar edhe SHBA-të, duke cilësuar se i njëjti cënon lirinë e shprehjes.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.