ë shtëna me armë zjarri ka pasur në orët e para të së mërkurës në Prishtinë. Si pasojë e kësaj, dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Ahmeti ka thënë se rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
“Sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentative. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke në mes të disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tregoi se policia ka arrestuar katër persona, ndërkaq një ndodhet në arrati.
“Policia ka identifikuar 5 personat e përfshirë në këtë rast , prej tyre katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati”, bëri të ditur Ahmeti.
Ahmeti po ashtu ka theksuar se është sekuestruar një armë zjarri dhe një veturë.
“Lidhur me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit “Polo” si dhe një armë zjarri. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, deklaroi Ahmeti për Express.