×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy rastet e reja me Coronavirus në Podujevë – këto janë masat që u morën

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës, ka mbajtur sot mbledhjen ku ka vlerësuar gjendjen epidemiologjike në komunë dhe masat e ndërmarra, pasi edhe dy persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus në këtë komunë.

    Në këtë takim u diskutua për personat të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, të cilët janë nga Llapashtica e Podujevës, ku nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudari bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndettit të tyre dhe familjarëve të tyre.

    “Në takimin e sotëm, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u tha se dy personat të cilët të hënën kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, janë me vendbanim në Podujevë dhe Llapashticë. Lidhur me këto dy raste janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të tyre, të familjeve të tyre, me ç’rast janë bërë vizitat nga ekipi mjekësor dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive”, thuhet në komunikatën për medie.

    Po ashtu, në këtë mbledhje janë ngritur shqetësimet për një ceremoni mortore në Komunën e Podujevës, ku është konstatuar se kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i personave.

    “Gjatë takimit u tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për aplikimin e masave mbrojtëse dhe kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Komandanti i Stacionit Policor ngriti si shqetësim rastin e një ceremonie mortore, kur është konstatuar se përveç familjarëve në varrim kanë marrë pjesë edhe një numër i konsiderueshëm personash të tjerë. Shtabi Emergjent apelon te qytetarët që të respektohen vendimet dhe rekomandimet e bëra edhe më herët dhe në raste të tilla varrimet të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjar me qëllim të ruajtjes së shëndetit, si dhe të mos organizohen të pame”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, komuna u bën thirrje qytetarëve që të shmangin shkuarjen në iftar tek të afërmit, dhe bën të ditur se nga e mërkura filloj shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

    “Gjithashtu kërkohet nga qytetarët që, pavarësisht se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, të shmangin shkuarjen në iftar dhe vizitat te të afërmit. Në takim u bë e ditur se nga e mërkura, 29 prill, fillon shpërndarja e 500 pakove të para ushqimore për familjet në nevojë, si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, të siguruara nga buxheti i Komunës së Podujevës”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.