Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy aeroplanë përplasen mes vete dhe bien në liqen në ShBA, dyshohet për 8 të vdekur

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga uji dhe gjashtë persona të tjerë besohet të kenë vdekur pasi dy aeroplanë të vegjël u përplasën mes vete në ajër dhe ranë në liqenin Coeur d’Alene në Idaho të Shteteve të Bashkuara.

    “Sipas raporteve fillestare, gjithsej në të dy aeroplanët kanë qenë tetë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por kjo është ende duke u vërtetuar. Tash për tash besohet se nuk ka persona të mbijetuar”, tha zyra e policisë lokale në Kootenai.

    Raportohet se në mesin e viktimave ka të rritur dhe fëmijë, shkruan “Reuters”.

    Hetuesit ende nuk e kanë zbuluar shkaktarin e këtij aksidenti. Në deklaratën e policisë thuhet se aeroplanët u fundosën në rreth 38 metra thellësi në liqen.

    Mediet lokale raportuan se kjo përplasje është duke u hetuar nga Administrata e Aviacionit Civil dhe Bordi Kombëtar për Siguri në Transport dhe se njëri nga aeroplanët e përfshirë në aksident është i modelit Cessna 206.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Një deputet ukrainas ka treguar se si politikanët u strehuan menjëherë nën tokë gjatë një sulmi rus në Kiev në orët e...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e hartojnë një kod vullnetar të sjelljes për inteligjencën artificiale, tha të mërkurën...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2023
    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon. Së fundmi ka reaguar dhe ish...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social "Facebook",  ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët  e shteteve anëtare të Komunitetit...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që...
    Lajme31 Maj 2023
    Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Lajme31 Maj 2023
    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.